UEFA ka shpallur sot emrat e 3 kandidatëve të nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit 2020/21”.
Fituesi do të zbulohet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2021/22, do të mbahet të enjten më 26 gusht në Stamboll.
Kevin De Bryjn, Ngolo Kante dhe Zhorzhinjo janë 3 kandidatët e nominuar për të fituar këtë çmim.
Të 3 këta futbollistë aktivizohen në Premier Ligë, teksa është e sigurt që ky trofe do të shkojë në kampionatin anglez.
De Byjn fitoi kampionatin me Sitin, Ngolo Kante ishte linderi i Çelsit, duke udhëhequr blutë në fitimin e Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Zhorzhinjo, fitoi Champions-in me Çelsin dhe Kampionati Europian me Italinë.