Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me portierin francez nga Monaco, Benjamin Lecomte.
Kampioni aktual, ka arritur të nënshkruajë me portierin 30-vjeçar në formë huazimi për sezonin 2021-22.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Lecomte është i gjatë 1.86 cm dhe do të jetë si rezervist i portierit Jan Oblak për këtë sezon.
Në të kaluarën, portieri ka luajtur për Lorientin, Dijonin, Montpellierin dhe së fundmi Monacon.