Milani është afër rikthimit të Timo Bakajokos i cili mbajti veshur fanellën kuqezi në sezonin 2018-2019.
27-vjeçari është futbollist në pronësi të Çelsit, por që prej transferimit të tij në vitin 2017 në Londër, 3 sezonet e fundit i ka kaluar në huazim.
Milani e shikon si një vlerë të shtuar për mesfushën pasi Bakajoko e njeh ambientin kuqezi dhe do të ishte një plus për zgjedhjet e Piolit.
Agjentët e lojtarit kanë qenë ditën e sotme në Milanelo për tu takuar me drejtuesit e Milani dhe tani mbetet për tu diskutuar vetëm formula e transferimit. Maldini mund të përdori të njëjtën formulë që përdori e afrimin e Zhirusë, huazim me të drejtë blerje dhe shumë shpejt pritet të mbyllet ky transferim.