Mbetet vetëm zyrtarizimi, por Alesandro Florenci do të jetë një futbollist i Milanit. Klubi ka gjetur prej kohësh akordin me futbollistin e përfaqësueses italiane, i saposhpallur Kampion Europe, ndërsa gjithçka mbahej pezull vetëm nga marrëveshja që do të nënshkruhej me Romën.
Sipas mediave italiane, ky akord është finalizuar në orët e fundit me huazimin e Florencit për një vit duke paguar shifrën 1 milion euro në arkat e kuqezinjve. Ndërsa në fund të sezonit do të vijë edhe transferimi përfundimtar, për një shifër prej 4,5 milionë eurosh që do të derdhen në arkat e Romës.
Kështu, Pioli do të ketë mbrojtësin e krahut që i mungonte dhe pret ta ketë të gatshëm për javët e ardhshme pasi ai do të mungojë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit.
Florenci do të kryejë nesër vizitat mjekësore me Milanin, ndërsa më pas do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i kuqezinjve.