Prishtina ka vazhduar me trajnerin i cili ia solli titullin kampion gjatë edicionit të fundit në Superligën e Kosovës.
Zekirija Ramadani ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me kryeqytetasit.
Ramadani ka arritur që pas tetë vitesh ta rikthej titullin e kampionit te bardhekaltrit, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe Superkupën e Kosovës në edicionin 2019/20.
Shkupjani edhe në Evropë ka vendosur rekord me skuadrën e tij, ku në këtë sezon preku raundin e tretë të Ligës së Konferencës, që ishte sukses i jashtëzakonshëm për një skuadër të Kosovës.
Ndërkohë vlen të theksohet se bashkëpunimin me klubin kryeqytetas e ka vazhduar edhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli për dy vite të tjera.