Milan interesohet për Berardin

Futboll

Milan interesohet për Berardin

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 09:54
Domenico Berardi

Gjiganti italian kërkon transferimin e Domenico Berardi.

Milani prej kohësh ka shprehur interesim për transferimin e Berardit.

Sipas ‘Tuttosport’, tani Rossonerët janë të gatshëm që të bëjnë ofertë për blerjen e futbollistit.

Vetëm pak ditë më parë është raportuar se sulmuesi dëshiron largimin nga Sassuolo, kjo ka bërë që shumë skuadra të hidhen në sulm për transferimin e tij.

27-vjeçari, është në listën e shitjeve nga Sassuolo por vetëm për një çmimin rreth 35 milionë euro.

Kjo shifër konsiderohet e lartë për Milanin, që po konsideron ta marrë atë në formë huazimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat