Gati për ndeshjen ndaj Leipzig

Futboll

Gati për ndeshjen ndaj Leipzig

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:44
Gati për ndeshjen ndaj Leipzig

Stuttgarti e nisi sezonin në mënyrë perfekte, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Greuther Furth, ndërsa java e dytë do ta shohë skuadrën të impenjuar në transfertën e vështirë ndaj Leipzig, ndeshje që do të luhet të premten në mbrëmje dhe do të vijë ekskluzivisht në ekranin e Supersport 3.

Për transfertën në “Red Bull Arena”, trajneri amerikan Pellegrino Matarazzo do të mund të llogaritë edhe sulmuesin e talentuar austriak, Sasha Kalaxhiq, i cili ka kaluar koronavirusin dhe që prej fillimit të javës është stërvitur bashkë me skuadrën.

Forma e sulmuesit 24-vjeçar nuk është natyrisht më e mira, megjithatë tekniku i Stuttgart pranoi se Kalajdzic do të jetë në pankinë dhe do të ketë mundësinë të luajë rreth 30 minuta ndaj Leipzigut, gjithmonë nëse do të jetë e nevojshme.

Sulmuesi me origjinë serbe, që ka zgjedhur të përfaqësojë Austrinë në arenën ndërkombëtare, iu bashkua Stuttgartit verën e 2019-ës, por shpërtheu vetëm vitin e kaluar, duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje të kampionatit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat