Karim Benzema mund të hedhë sot të zezën mbi të bardhë.
Sipas L’Equipe, Real Madrid dhe Benzema kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, që mund të zyrtarizohet gjithçka sot.
Francezi raportohet se mund të nënshkruajë kontratën e re deri më 2024, të cilit i skadonte më 2022.
Nëse ndodh, Benzema do bëhej lojtari i gjashtë që rinovon te Reali këtë verë, pas Luka Modric, Dani Carvajal, Thibaut Courtois, Lucas Vasquez dhe Nacho Fernandez.
Pas tyre raportohet se e ka radhën Federico Valverde.
Ai është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për klubin dhe shihet si e ardhmja kur Modric të mos jetë më.