Gjiganti spanjoll vazhdon interesimin për Kylian Mbappen.
Real Madrid prej kohësh ka shprehur interesim për Mbappen.
‘Los Blancos’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 150 milionë për blerjen e tij.
Sipas gazetës ‘AS’, sulmuesi është objektivi i vetëm i gjigantit spanjoll dhe i tërë fokusi është tek ai.
Në rast se nuk arrijnë të nënshkruajnë me francezin atëherë ‘Mbretërit’ nuk do të bëjnë asnjë transferim tjetër.
Janë përmendur shumë emra për sulmin e ekipit të Carlo Ancelottit si Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland, por objektivi i vetëm në këto ditët e fundit të afatit kalimar është Mbappe.
Në anën tjetër edhe 20-vjeçari, duket që dëshiron kalimin në “Santiago Bernabeu”, dhe mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij.