Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, debuton me gol në fanellën e Al Ahly në Kampionatin e Arabisë Saudite.
Al Ahly barazoi (2:2) me Al Hazem dhe Alioski shënoi në minutën e 77-të të ndeshjes pas një penalltie që u akordua, duke e shikuar edhe sistemin VAR.
Lojtari i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut zvogëloi rezultatin dhe më pas Paulinho vendosi rezultatin përfundimtar 2:2.
Alioski ka bërë paraqitje të mirë në debutim.
Al Ahly në dy ndeshje ka dy barazime dhe renditet në vend të dhjetë me 2 pikë.