Igli Tare po zhvillon një ndër merkatot më të mira me skuadrën e Lacios në Itali duke afruar disa blerje të reja dhe premtuese.
I fundit pritet të jetë mesfushori kroat Toma Basiç. 24-vjeçari është futbollist i dalë nga akdemia e Hajdukut të Splitit ku luan sulmuesit shqiptar Emir Sahiti aktivizohet prej 4 sezonesh te skuadra franceze e Bordos.
Basiç është lojtar që luan në mesfushë dhe titullar i padiskutueshëm me skuadrën franceze.
Sipas ‘’TuttomercatoWeb’’, marrëveshja me futbollistin është arritur dhe pritet të mbyllen disa detaje me drejtuesit e Bordos për të zyrtarizuar marrëveshjen.
Një tjetër goditje për bardhekaltrit pas asaj të Pedros ditën e djeshme, me sulmuesin spanjoll që u transferua nga radhët e Romës.