Nesër nis zyrtarisht Serie A për sezonin 2021-22 dhe sigurisht që në fushë ndaj Genoa-s, në “San Siro” me tifozë, do të jetë Interi kampion Italie.
Para kësaj sfide ka folur edhe zëvendës presidenti i klubit, Javier Zanetti. Argjentinasi tregohet i sinqertë dhe paralajmëron që mbrojtja e titullit do jetë mision shumë i vështirë.
“Nuk dua të gënjej tifozët. Ndoshta të tjerët e bëjnë, por unë nuk dua. Kemi një sezon të vështirë dhe të komplikuar para nesh. Kjo duhet thënë. Por gjithashtu duhet të them se do jemi mes më të mirëve. Inzaghi po bën punë shumë të mirë.
Më vjen shumë keq që Lukaku u largua, na dha aq shumë. Dzeko është një lojtar i ndryshëm, por ardhja e tij është shumë e rëndësishme. Para nisjes së sezonit do u them tifozëve diçka dhe i premtoj se do japim gjithçka për fanellën”, u shpreh Zanetti.