UEFA Futsal Champions League, gjithçka gati për të pritur ndeshjet e Grupit C në Tiranë

Futboll

UEFA Futsal Champions League, gjithçka gati për të pritur ndeshjet e Grupit C në Tiranë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:41
UEFA Futsal Champions League, gjithçka gati për të pritur ndeshjet e Grupit C në Tiranë

Gjithçka gati për të pritur ndeshjet e UEFA Futsal Champions League që do të luhen në Tiranë! Siç është bërë e ditur UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen dhe organizimin e disa nga ndeshjeve të turit para-eliminator të Futsal Champions League 2021/2022.

Pas një pune disa-javore FSHF ka bërë gjithçka gati për të pritur 6 ndeshjet e Grupit C që do të zhvillohen në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës nga data 21 e deri më 24 gusht.

Nga Shqipëria merr pjesë KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive. Klubi kryeqytetas është shortuar në Grupin C së bashku me Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR).

Më datë 21 gusht 2021 në ora 17:00 do të luhet edhe sfida e parë mes Haladas (HUN) – Utleira (NOR). Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik të Tiranës. Po atë ditë në ora 20:30 do të nisë sfida tjetër Differdange (LUX) – Tirana (ALB).

Më datë 22 gusht 2021 ndeshja e orës 17:00 është Differdange (LUX) – Haladas (HUN), ndërsa në ora 20:30 luhet Tirana (ALB) – Utleira (NOR).

Dy sfidat e fundit të Grupit C luhen më 24 gusht 2021. E para që nis në ora 17:00 është Utleira (NOR) – Differdange (LUX), kurse në 20:30 starton sfida Tirana (ALB) – Haladas (HUN). Nëse Tirana arrin të kalojë turin do të njihet me rivalët në fazën tjetër të kompeticionit në shortin që hidhet nga UEFA më 30 gusht.

Në fazën para-eliminatore e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës marrin pjesë 32 skuadra të ndara sipas shortit në 8 grupe me nga 4 skuadra.

Futsal Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit C

21 gusht 2021

Haladas (HUN) – Utleira (NOR)              ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Differdange (LUX) – Tirana (ALB)         ora 20:30

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

22 gusht 2021

Differdange (LUX) – Haladas (HUN)   ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana (ALB) – Utleira (NOR)                ora 20:30

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

24 gusht 2021

Utleira (NOR) – Differdange (LUX)   ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana (ALB) – Haladas (HUN)           ora 20:30

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat