Ky sezon do të jetë i pazakontë për Barcelonën

Futboll

Ky sezon do të jetë i pazakontë për Barcelonën

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:00
Koeman

Ky sezon do të jetë i pazakontë për Barcelonën dhe ndoshta një prej më të çuditshmëve për shumë vite. Largimi i Mesit i detyron katalanasit që të shohin mundësi të tjera për të vazhduar që të jenë konkurrues.

Kjo është ajo që kërkohet për të mbetur fitues: një skuadër që mund të fitojë edhe pa lojtarin më të mirë në botë.

Në këtë ekuacion, një figurë që fiton akoma më shumë rëndësi në rindërtimin e skuadrës është trajneri Ronald Kuman, i cili do të menaxhojë këtë projekt tranzicioni.

Lajmi i mirë është se holandezi duket njeriu perfekt për ta bërë këtë, duke treguar se ai nuk ka asnjë problem kur vjen puna për të marrë vendime. Ish-trajneri i kombëtares holandeze duket se ka një ide shumë të qartë se çfarë kërkon nga skuadra e tij dhe se si ta arrijë atë dhe e shfaqi këtë me fitoren në javën e parë të La Ligës kundër Sociedadit, pas së cilës ai tha se pa Barcelonën më të mirë të këtyre viteve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat