Feronikeli ditë me parë ka arritur të zhbllokoj merkaton e bllokuar nga FIFA, derisa shtëpia e madhe ia ka mundësuar skuadrës nga Superliga të paguj me këste detyrimet nga Bedri Grecës
Megjithatë, orë me parë është përfolur edhe për një bllokim të dytë nga FIFA, por kësaj radhe për detyrimet ndaj ish-mbrojtësit Alban Pnishi.
Por, për këtë ka reaguar drejtori i Feronikelit, Artan Berisha. Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se tani madje kanë regjistruar edhe lojtarë, derisa do të jenë të gatshëm edhe për përballjen me Dritën.
“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë, ne tani i kemi regjistruar edhe lojtarët”, tha Berisha për “Gazetën Sheshi”.
Lojtarët që kanë arritur marrëveshje me “Industrialistët” janë: Behar Maliqi, Berat Ahmeti, Dren Gashi, Alban Shabani, Azem Bejta, Lulzim Doshlaku, Qemail Elshani, Diar Prokshi, Endrit Kastrati, Granit Musa, Drilon Leku dhe Labinot Jashanica.
Kundërshtari i parë i Niklit do të jetë Drita, takim ky që zhvillohet ditën e shtunë nga ora 17:00 në Gjilan.