Arjen Roben është një ndër lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm në Europë duke mbajtur veshur fanellën e disa skuadrave të mëdha si Çelsi, Real Madrid apo Bajern Mynih.
37-vjeçari u tërhoq nga futbolli në përfundim të këtij sezoni pas 1 viti të kaluar tek skuadra ku nisi karrierën në Holandë, Groningen.
Por, holandezi nuk nguron të bëhet protagonist edhe pse pa dëshirën e tij.
Së fundmi, Roben është fotografuar gjatë një ndeshje për fëmijë, ku shihet teksa mban pozicionin anës fushës dhe me flamurin e gjyqtarit në dorë. 37-vjeçari ishte i pranishëm në ndeshjen e djalit të tij Luka, ku përfitoi nga rasti dhe bëri dhe roli e gjyqtarit.
Imazhet janë bërë virale duke treguar dhe një herë thjeshtësinë e ish-sulmuesit të Bajernit që fitoi gjithçka me fanellën e bavarezëve.