Agim Ademi: Krenar për vizionin dhe guximin e burrave dhe djemve të ri të asaj kohe 

Futboll

Agim Ademi: Krenar për vizionin dhe guximin e burrave dhe djemve të ri të asaj kohe 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 19:58
Agim Ademi: Krenar për vizionin dhe guximin e burrave dhe djemve të ri të asaj kohe 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka organizuar solemnitetin me rastin e 30 vjetorit të themelimit të FFK-së. 

Ai ka shprehur fjalët më të mirë për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka nga vetja për të mbijetuar futbolli dhe sporti, duke i bërë rezistencë regjimit serb.    

“Sot së bashku me Beqir Aliun, Gafurr Kabashin, Ajet Shoshollin, Ferat Qorrin e Sejdi Mërkojën zbuluam pllakën me datën e themelimit të FFK-së në shkollën fillore “Asim Vokshi” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, aty ku më 20 gusht të vitit 1991 nisi rrugëtimin futbolli i pavarur i Kosovës. 

Krenar për vizionin dhe guximin e burrave dhe djemve të ri të asaj kohe që vendosën themelet e forta të FFK-së në një periudhë kur ishte e vështirë edhe vetë ekzistenca si shqiptar në këtë truall”, ka thënë Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat