Bayern kërkon fitoren e parë në Bundesliga

Futboll

Bayern kërkon fitoren e parë në Bundesliga

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:51
Bayern kërkon fitoren e parë në Bundesliga

Bayern kërkon fitoren e parë në Bundesliga dhe përballë do të jetë Koln,

Julian Nagelsmann, trajneri i kampionëve të Gjermanisë preku disa tema në prononcimin për mediet, aty ku ndalet edhe te Robert Leëandoëski, të cilin zërat e merkatos e lidhin me një largim nga skuadra bavareze.

“Manuel Neuer nuk është stërvitur sot me skuadrën.

Dëmtimi i tij nuk është dramatik, por kapiteni ka nevojë për kohë, kështu që nuk do të luajë ndaj Koln.

Në finalen e Superkupës luajtëm shumë mirë, e merituam trofeun. Tolisso? Po paraqitet mirë, por nuk është akoma në 100%-in e tij.

Leëandoëski? Nuk më shqetësojnë zërat e merkatos. Nëse do të isha trajner diku tjetër, ndoshta do telefonoja lojtarin për të mësuar më shumë rreth situatës së tij. Robert ndodhet në formë të shkëlqyer, flas shumë me të, e shoh gjithë kohën duke biseduar me shokët e skuadrës.

E shoh që ndodhet në gjendje të mirë dhe ndihet mirë, kjo ka rëndësi më të madhe për mua se thashethemet që qarkullojnë në botën e futbollit“, deklaroi trajneri i Bayern Munchen, i cili pas trofeutr të parë, synon tre pikët e para në “Allianz Arena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat