PSG nuk ndalet, gjunjëzon me rezultat 4:2 Brest-i, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Francës.
Vendasit nuk kishin fuqi që të ndalnin skuadrën parisiene në krye me futbollistin Kylian Mbappe.
Tre gola bien në pjesën e parë. Herrera në minutën e 23-të dhe Mbappe në atë të 36-tën shënuan për epërsinë (0:2) të PSG-së.
Në minutën e 42-të, Honorat ngushton rezultatin.
Gueye ngriti epërsinë në 1:3 në minutën e 73-të. Nga një distancë e largët ai goditi fuqishëm për ta mposhtur portierin kundërshtar.
Mounie në minutën e 85-të ngushton rezultatin në 2:3.
Në minutën e fundit, Di Maria thellon fitoren në 2:4.
Te PSG nuk u paraqitën Messi, Neymar, Ramos, të cilët nuk ishin fare të ftuar për këtë sfidë.
PSG në tri ndeshje ka po aq fitore dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Brest renditet në vend të 12-të me 2 pikë apo me dy barazime dhe një humbje.