Nënshkroi kontratë profesionale me Interin.
Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, Andi Hoti do të jetë pjesë e kampionit të Italisë deri në vitin 2024.
Hoti tregon arsyet të cilat e kanë bindur Interin për ta mbajtur futbollistin.
Mbrojtësi, ishte pjesë e Interit edhe gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, ku tha se mësoi shumë nga lojtarët e ekipit të parë.
Teksa një ditë shpreson që t’i realizohet edhe ëndrra që të luajë për ekipin e parë të Interit.
Ndryshe Andi Hoti fillimisht ka qenë pjesë e klubit të Zurich në kategoritë e reja, para se t’i bashkohet Interit në shtator të vitit 2020. Falë paraqitjeve të mira me ekipin U19 të Neorazurëve, ka bindur drejtuesit e klubit që t’i japin kontratë trevjeçare.
Mbrojtësi në fjalë, ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares së Kosovës U17 ku ka zhvilluar edhe dy paraqitje.