Interi do të bëjë debutimin në ndeshjen ndaj Xhenoas me një ndryshim taktik që nuk e kishte menduar.
Skualifikimi i Lautaros dhe dëmtimi i Sançezit do ta detyrojë Inzagin të heqë dorë nga 3- 5-2 dhe të përshtatë skemën në një 3-5-1-1, që do t’i lejojë Xhekos të bëjë debutimin dhe të mbajë peshën e repartit ofensiv i vetëm.
Nuk do të ndryshojë boshti i mbrojtjes, ndërsa në krahun e djathtë të mesfushës do të startojë Darmian, pas largimit të Hakimit dhe në pritje të debutimit të Dumfrisit.
I vetmi titullar jashtë parashikimit fillestar të teknikut do të jetë Stefano Sensi, që do të luajë pas shpatullave të Xhekos, në një pozicion më të avancuar se ai i zakonshmi.