Tifozi humb jetën duke hyrë në stadium!
Një tragjedi tronditi ndeshjen e parë të kampionatit të Serie B (2021-2022).
Një tifoz i Frosinone vdiq pasi u ndje keq, ndërsa u rreshtua për të hyrë në stadium për ndeshjen debutuese kundër Parmës, në kuadrin e javës së parë të kampionatit.
Burri, 46 vjeç, ishte duke qëndruar në radhë kur u rrëzua në tokë. Ndihma ishte në kohë, por e kotë.
Tifozi vdiq pasi mbërriti në spitalin aty pranë. Me të dëgjuar lajmin, stadiumi heshti. Tifozët pushuar së brohorituri ekipin nga respekti për të ndjerin.