Tashmë është zyrtare, Alesandro Florenci është lojtari i ri i Milanit. Kampioni i sapo shpallur i Europës me Italinë është bërë lojtari i ri i kuqezinjve duke lënë kështu PSG-në për të luajtur sërish në Serinë A italiane.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi nga Milano me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Mbrojtësi 30-vjeçar transferohet nga Roma tek Milani në formulën e huazimit deri në 30 qershor 2022 me opsionin e blerjes përfundimtare në bazë të numrave të paraqitjeve dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 25.
Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e PSG-së, Florenci u aktivizua në total në 21 ndeshje nga ku realizoi 2 gola dhe asistoi vetëm një herë.