Milani është vërtet i shfrenuar në merkato dhe pasi zyrtarizuan dje Alesandro Florencin, sot mund të jetë dita vendimtare që trajneri Pioli të ketë edhe pykën e tretë në dispozicion.
Pasditen djeshme, ndërsa Milani po mbyllte procedurat për Florencin, në seli ka mbërritur edhe Bepe Rizo, i cili ka mundur që t’i marrë Monakos lejen për huazimin me të drejtë blerje të sulmuesit Pietro Pelegri, ndonëse takimi do të mbahet sot.
Për Pelegrin, rikthimi në Serinë A do të ishte basti i karrierës, duke qenë se pasi u bë golashënuesi më i ri i historisë që realizon një dopietë (në moshën 16 vjeç e 112 ditë).
Një seri dëmtimesh e persekutuan talentin italian, i cili la Romën për Francën dhe vetëm sezonin e kaluar gjeti vazhdimësinë te Monako.