Skuadra nga Prizreni, A&N, përgatitet për edicionin e ri dhe me synime të luftojë për Superligë.
Kjo skuadër ka prezantuar edhe tre futbollistë që u rikthyen pas një kohe.
“Rikthehen ish futbollistët tonë, klubi sot ka rikthyer në radhët e veta 3 futbollistët ku ishin pjesë e skuadrës tonë sa ishim pjesë e ligës së dytë të Kosovës , i urojmë suksese në vazhdimësi ku së bashku u inkuadruam në ligën e parë e shpresojmë që të inkuadrohemi edhe në Superligë të bashkuar, lojtarët e rikthyer janë:
Agron Llausha - mbrojtës
Avdyl Vaho - mbrojtës
Florent Morina – portier”, njofton A&N.