Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Burnley, në ndeshjen e javës së dytë të Premier League.
Futbollisti Diogo Jota ka shënuar me kokë në minutën e 18-të.
Në minutën e 69-të, Sadio Mane i jep qetësinë Liverpoolit, duke shënuar nga 12-13 në këndin e majtë për rezultatin 2:0.
“Redsat” janë në formë të mirë në dy ndeshjet e para po aq fitore dhe kryesojnë renditjen me 6 pikë në Premier League.
Në javën e tretë Liverpooli do të luajë kundër Chelseas, ndërsa Burnley ballafaqohet me Leeds Utd.
Burnley pëson edhe humbjen e dytë dhe renditet në pozitën e 17-të me 0 pikë.
Liverpooli plotë 180 minuta pa pësuar gola dhe ka shënuar pesë herë.