Futbollisti i Barcelonës përgjigjet Koemanit

Futboll

Futbollisti i Barcelonës përgjigjet Koemanit

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:24
Futbollisti i Barcelonës përgjigjet Koemanit

Trajneri Ronald Koeman shpërtheu në kritika në konferencën e djeshme kundër talentit të Barcelonës Iliaks Moriba duke e akuzuar këtë të fundit që nuk duhet të shohë vetëm paratë.

‘’Situata e tij është e tmerrshme. Ai është 18 vjeç, është i ri, ka pasur mundësinë të luajë me ekipin e parë.

Është e ardhmja e klubit. Dhe ai është në një situatë që nuk luan. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Lojtari me njerëzit e tij duan të zgjedhin paratë dhe unë jam i zhgënjyer me këtë. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Kuman.

Por 18 vjeçari nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është përgjigjur Kumanit me anë të një postimi në profilin e tij në ‘’Instagram’’.

Moriba postoi frazë të një këngë ku shkruhej: ‘’Mijëra thashetheme dhe askush nuk e di të vërtetën’’, duke akuzuar trajnerin e tij hapur për mashtrim.

Situata kohët e fundit te Barcelona nuk është aspak e qetë ku nuk është e qartë se çfarë po ndodh ndërmjet lojtarëve dhe drejtuesve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat