Roma do të debutojë në Serie A përballë Fiorentinës dhe kjo do të jetë ndeshja e parë e Murinjos si trajner në Itali pas 11 vitesh.
Portugezi u shfaq në konferencën për shtyp prag ndeshjes duke mos nguruar të bëhet protagonist me deklaratat e tij.
Si po përgatiteni për ndeshjen? I keni parë miqësoret e Fiorentinës?
Analistët bëjnë një punë duke menduar për filozofinë bazë të trajnerit, ne e analizuam atë sezonin e kaluar për të kuptuar më mirë parimet e lojës. Ne e dimë se çfarë vështirësish do të hasim dhe do të jetë një garë e vështirë për ne.
Italiani është një trajner shumë i mirë", përgjigjet Mourinho.