Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi ka arritur të gjejë golin e parë me fanellën e Shefield Wed që pas transferimit në afatin kalimtar të verës.
26-vjeçari u bë protagonist në sfidën ndaj Rotherhamit (2:0) duke realizuar golin e avantazhit për Sheffield Wednë minutën e 50-të të takimit.
Lojtari nga Kosova u gjend në vendin e duhur pas një shpërthimi nga e majta të sulmuesit të krahut Paterson.
Sheffield po bën mjaft mirë këtë fillim kampionati duke marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e para në Ligën e Parë angleze.