Norwich ka një orar shumë të keq dhe kjo edhe i shkaktojë dy humbje rresht në edicionin e ri të Premier Leagues.
Pas humbjes si vendas me 3:0 nga Liverpooli, sot në "Etihad" pësuan debakël me rezultat 5:0 nga kampioni në fuqi, Manchester City.
Golat i shënuan Krul (7'-autogol), Grealish (22'), Laporte (64'), Sterling (71') e Mahrez (85').
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit tërë ndeshjen, por edhe sot nuk ia dolën të bëjnë diçka më tepër dhe as të shënojnë golin e parë për edicionin e ri.
Manchester City shënon fitore e parë dhe renditet në pozitën e 4-të me 3 pikë apo ka tre me pak se lideri Liverpool, ndërsa Norwich është në fund me 0 pikë.