Sot u hap perdja e edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Në program tri ndeshje dhe vetëm dy gola u shënua në 45 minutat e para.
Drenica është në epërsi me 1:0 ndaj Gjilanit duke iu falënderuar golit të Denisson në minutën e 15-të.
Ballafaqimi Drita-Feronikeli, avancojnë mysafirët me 0:1 me golin e Kiqinës në minutën e 44-të, ndërsa Llapi - Ulpiana pa gola në 45 minutat e para.