“Unë jam gati të mirëpres kampionet afgane të futbollit”. Këto janë fjalët e presidentit të Sampdoria, Massimo Ferrero, të raportuara nga “Corriere della Sera”. “Sporti është vetëm një pretekst, imi është një mesazh vëllazërimi dhe solidariteti”.
Numri një i klubit ligurian donte të thoshte fjalën e tij në lidhje me situatën e vështirë, në të cilën jetojnë kampionet e ekipit të futbollit të femrave në Herat, Afganistan, të cilët janë ende në atdheun e tyre dhe po përjetojnë një situatë tmerri, pas asaj që ndodhi në vend, me marrjen e pushtetit nga talebanët.
Sporti, veçanërisht sporti i femrave, por në përgjithësi i të gjithë njerëzve atje, po përjeton një situatë të braktisjes totale këto ditë.
Klubi i lartpërmendur i pa vajzat e tij të iknin nga sytë-këmbët. Rreth 15 prej tyre kanë ikur në Iran, 6 të tjera, të gjitha të lindura midis viteve 1999 dhe 2000, në vend të kësaj, kërkuan ndihmë për të ardhur në Itali.
Në këtë kuptim, edhe OJQ-ja “Firence Cospe”, e cila bashkëpunoi me vajzat edhe para fakteve të njohura tani, po bën gjithçka për t’i ndihmuar.