Manchester City ka mposhtur me rezultat të thellë Norwichin e Milot Rashicës.
Skuadra e Guardiolas ka arritur fitore bindëse me rezultat 5-0.
Golat për Cityn i shënuan: Grealish, Laporte, Sterling, Mahrez dhe një autogol nga portieri Krul.
Pas ndeshjes faqja e njohur për vlerësimin e lojtarëve WhoScored ka bërë vlerësimin me nota të lojtarëve.
Sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica u vlerësua me notë 6.0