Liverpool ka luajtur ndeshjen e parë në Anfield në sezonin e ri në Premierligë sot ndaj Burnleyt.
Për skuadrën e Klopp kjo ishte një ndeshje e veçantë pasi luajtën për herë të parë në prani të tifozëve pas më shumë se një viti.
Liverpool nuk i zhgënjeu tifozët e saj pasi mposhti Burnley me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes Klopp është shprehur i lumtur që tifozët janë kthyer në Anfield.
“E dua, e dua himnin “YNëA”. Zhurma e e tifozëve më solli emocione. Është e çmendur ndjenja kur të gjithë jemi së bashku. E mrekullueshme”, tha Klopp.