Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, këndellet në pjesën e dytë dhe fiton me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, Sokol Kiçina kaloi në epërsi ‘Nilin’.
Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat.
Drita kthehet në rezultat duke iu falënderuar golave të trimi të sfidës Ardit Tahiri.
Drita starton me fitore, ndërsa për Feronikelin 13 minutat e fundit ishin të kobshëm, duke mbetur pa pikë.