Drenica nga Skenderaj për një fije të flokut i ikë fitorja në hapje të edicionit të ri, duke barazuar me rezultat 1:1 me Gjilanin.
Gjilani i kryetrajnerit Ismet Munishi shmang humbjen në minutën e fundit.
Drenica kaloi në epërsi me golin e Denisson në minutën e 15-të.
Në fund të takimit (90+3’) Gjilani barazon rezultatin përmes Muhamet Dubovës, duke u kthye me një pikë nga stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.