Ulpiana nga Lipjani pas 13 vjetësh u rikthye në elitën e futbollit të Kosovës, e cila bëri befasi të madhe në hapje të kampionatit të ri.
Ulpiana ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj fituesit të Kupës dhe të Superkupës së Kosovës, Llapit nga Podujeva, në takimin që u zhvillua në Merdarë.
Lipjanasit importuan një pikë që nuk matet as me ari, ndërsa Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatina dështon në hapje.
Ndeshja në përgjithësi ishte e mirë, mysafirët ia arritën qëllimit, kthehen me një pikë.
Fillimisht shënoi Ulpiana, në minutën 83-të përmes Argjend Mustafës, por Llapi barazoi në fund, me anë të Firminos.