Sot startoi edicioni i Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2021/22.
Skuadra e Tahir Batatinës, Llapi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ulpianës e cila debutoi sot në Superligë.
“Po mendoj që kemi pasë një ndeshje ku lojtarët kanë jep maksimumin në Superkupë, është vërejt pak lodhja. Ndoshta e Ulpiana e shfrtytëzoi pak terenin që nuk ishte i duhur, mendoj që ajo ndikoi negativisht.
“Të ishim më të qetë do të ishte më ndryshe epilogu i ndeshjes.
Pranuam një gol që nuk u desht të pranohet në atë formë. U ndëshkuam, por kampionati është i gjatë, është vetëm ndeshja e pare”- tha Batatina pas ndeshjes, përcjell Insporti.