Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, nuk e pati ditën e tij.
Ai në minutën e 47-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Abrashi së bashku me Florian Hoxhën u paraqitën titullarë për Grasshoppersin, duke pësuar humbje si mysafirë, me rezultat 2:1 në duel me Zurich-un.
Ky ishte derbi i skuadrave nga Zurich-u.
Hoxha u zëvendësua në minutën e 78-të.
Për Zurich-un u paraqitën shqiptarët Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 49-të përkatësisht 64-të. Në minutën e 72-të, Bledian Krasniqi futet në lojë, duke u bërë tre shqiptarë në fushë për Zurich-un.
Për Zurich-un shënoi Marchesano (10’) e Ceesay (90+5’) dhe për Grasshoppersin Margreitter (7’).
Zurich kryeson renditjen me 12 pikë, ndërsa Grasshoppers është në vend të gjashtë me 4 pikë.