Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, me prejardhje nga Kosova, shpërthen me dy gola në Zvicër.
Gashi e ka ndihmuar me dy gola Aarau-n që të ngadhënjejë me rezultat 5:2 ndaj Lausanne Ouchy-n, në takimin e javës së 4-të të Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës).
Gashi ka shënuar në minutën e 24-të e 56-tën nga penalltia, golat tjerë i realizoi Spadanuda (35', 45' e 51'). Donat Rrudhani asistoi në golin e minutës së 35-të dhe të 51-tën, që i realizoi Spadanuda.
Liridon Balaj në minutën e 58-të zëvendëson Rrudhanin.
Gashi u largua nga fusha në minutën e 86-të. Binjamin Hasani futet në lojë nga minuta e 70-të. Lavdrim Hajrullahu, Mersim Asllani, Mërgim Qarri u paraqitën standardë për Lausannen.
Asllani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të dhe u zëvendësua në atë të 60-tën, ndërsa Qarri u largua nga fusha në minutën e 81-të. Alban Ajdini u fut në lojë në minutën e 60-të por pa sukses me Lausannen.
Për mysafirët shënuan Labeau (51') e Ali Mohamed (69'). Aarau renditet në vend të dytë me 9 pikë e Lausanne Ouchy është në të 4-tin me 7 sosh.