Inter starton furishëm, demolon Genoan

Futboll

Inter starton furishëm, demolon Genoan

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:22
Inter starton furishëm, demolon Genoan

Interi starton furishëm në edicionin e ri në Serie A, duke e demoluar me rezultat 4:0 Genoan.

Kampioni në fuqi tregoi lojë shumë të mirë duke mos i dhënë asnjë mundësi rivalit që t’ua rrezikojë fitoren.

Golat u shënuan nga Skriniar (6'), Calhanoglu (14'), Vidal (74') e Dzeko (88’).

Debutim ëndrrash për Calhanoglun, gol dhe asistim në golin e parë.

Inter fillon ashtu si i ka hije misionin për mbrojtjen e titullit të kampionit në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat