Në Tuz është zhvilluar kryendeshja e javës së pestë mes Deçiqit nga Tuzi dhe kampionit të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, e cila përfundoi me rezultat 2:2.
Shqiptarët e Tuzit nxorën barazim ndaj Buduçnostit.
Deçiqi në disa raste u dëmtu nga gjyqtari, sepse do të fitonte këtë sfidë.
Ndeshje sikur e çmendur për faktin se në 45 minutat e parë avancuan mysafirët me 0:2, por shqiptarët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin.
Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, të cilët avancuan me 0:2 me golat e Shaleta Kordiç (20’) dhe Viktor Gjukanoviq (34’).
Dy pjesë të ndryshme, Deçiqi këndellet në pjesën e dytë dhe gëzon tifozët.
Damir Kojasheviq vendosi topin në rrjetë në minutën e 61 -të dhe ktheu shpresën e tuzjanëve.
Futbollisti Ilir Camaj në minutën e 72 -të me dinakërinë realizon për 2:2.
Skuadra e Edis Mulaliç ishte në gjendje të arrinte edhe fitores sikur Danillo Peshukiq dhe Ilir Camaj t’i realizonin rastet.
Deçiqi nga pesë ndeshje, ka tri fitore e dy barazime, renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka katër me pak se lideri Sutjeska dhe Buduçnosti zë pozitën e gjashtë me 5 pikë.