Shkëndija nga Tetova të dielën me fillim në orën 16:00, në kuadër të xhiros së katërt, në Tetovë do të luajnë përballë skuadrës së Makedonija Gj.P. Është kjo ndeshja e dytë si vendas në sezonin e ri, ndërsa do të kërkohet fitorja e parë e këtij sezoni.
Rikujtojmë që hera e fundit që jemi përballur kundër Makedonija Gj.P. ka qenë në terren mysafir në sezonin e kaluar, ku kuqezinjtë në minutat e fundit arritën fitore me rezultatin 3:4.
Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:
certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID- 19.
Opinioni:
Bruno Dita: “Nesër presim fitore dhe tre pikë. Kundër Bregallnicës kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë por fati nuk ishte në anën tonë. Nesër besoj të mos i përsërisim disa gabime në mbrojtje, të luajmë lojë përpara me sulme dhe raste, dhe jam i bindur se fitorja nuk do të mungojë”.
Të rejat në skuadër:
Kamer Qaka akoma mbetet jashtë kombinimit, për shkak të lëndimit të cilin e pësoi në ndeshjen e xhiros së dytë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.
Kundërshtari:
Makedonija Gj.P.
Pozita momentale: Nga tre ndeshjet e deritanishme, skuadra e Makedonija Gj.P. ka grumbulluar gjithsej 6 pikë.
Ecuria: Makedonija Gj.P. në sezonin e ri i ka fituar të dyja ndeshjet që i ka luajtur në terren vendas, edhe atë kundër Pelisterit 1:0 dhe kundër Skopjes 5:1, ndërsa ka pësuar humbje në terren mysafir nga skuadra e Shkupit me rezultatin 2:0.