Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u fut në lojë

Futboll

Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u fut në lojë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:06
Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u fut në lojë

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka shënuar një supergol nga goditja e lirë, e cila erdhi vetëm 23 sekonda pas inkuadrimit në lojë.  

RB Salzburg ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Klagenfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Austrisë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Adeyemi (3’), Berisha (70’) dhe Rasmus Kristensen (88’) për vendasit, ndërsa Alex Timossi Andersson (14’) për mysafirët.

Megjithatë, lajmi është i gjithi tek goli i reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë, Mërgim Berisha.

Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Djaloshi nga Kosova shënoi nga një gjuajtje e lirë nga rreth 30 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat