Momente paniku kanë përfshirë skuadrat e Gaziantep dhe Besiktasit. Në minutën e 71-të të takimit mes tyre,
Fabrice N’Sakala rikthen frikën e madhe që të gjithë përjetuar në momentin kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë Euro 2020.
Mbrojtësi i Besiktasit humb ndjenjat dhe rrëzohet përtokë, duke vënë në alarm lojtarët që gjendeshin në fushë.
Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke i kthyer vetëdijen dhe më pas e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Klubi turk bën me dije se gjendja e N’Sakalas tashmë është normalizuar dhe se lojtari ka kaluar rrezikun e madh.
Momente të tilla po shtohen kohët e fundit në futboll, duke krijuar shqetësim mbi shëndetin e futbollistëve.