Debutim ëndrrash me Interin

Futboll

Debutim ëndrrash me Interin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:17
Debutim ëndrrash me Interin

14 minuta i kanë mjaftuar Hakan Çalhanollusë për të marrë përdore Interin dhe për të ëndërruar tifozët zikaltër se kjo ishte një blerje tepër e rëndësishme e Interit në këtë sesion të merkatos.

Një gol dhe një asist, për të mos llogaritur dhe atë gol të anuluar si pasojë e pozicionit jashtë loje të Ivan Perishiç, Çalhanollu ka folur në mikrofonat e “DAZN” duke shprehur të gjithë entuziazmin me fanellën zikaltër:

“Isha i qetë, e di që tifozët prisnin diçka pozitive dhe ne kemi punuar 45 ditë për këto ndeshje. E kemi nisur shumë fort dhe kemi fituar me meritë ndeshjen.

Falenderoj tifozët sepse ngrohtësia e tyre u ndje përgjatë gjithë ndeshjes. Unë dua të jap maksimumin për Interin. Trajneri Inzagi pret edhe gola nga mua, do të bëjmë gjithçka për të bërë tifozët të lumtur.

Jemi një grup i mirë dhe është e lehtë të luash me këto shokë skuadre pasi kanë shumë kualitet. Jemi argëtuar shumë, kemi bërë një ndeshje tëë bukur dhe duam të vazhdojmë kështu.”, përfundoi Çalhanollu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat