Joaquin Correa dhe një e ardhme për t’u zbuluar. Te Lazio, aventura e tij duket se ka përfunduar.
Ai ishte thirrur për ndeshjen e parë të sezonit, në Empoli, por përfundoi në tribuna. Për mikrofonat e “Sky Sport”, drejtori sportiv Igli Tare shpjegoi negociatat e mundshme:
“Dihet që ai ka kërkuar të largohet nga Lazio qysh sezonin e kaluar. Ekziston një mundësi që të përfundojë tek Interi, tani le të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet. Correa gjithashtu ka kërkesa nga jashtë, por vullneti i tij është të qëndrojë në Itali.
Asnjëherë nuk ka pasur negociata të vërteta. Ka palë që po punojnë, le të shohim se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. Ne do të përballemi me bindje me situatën”.
Igli tare foli edhe për Luis Alberto: “Loja e Sarrit është e ndryshme nga ajo e kaluara.
Ne kemi nevojë për shumë intensitet dhe për momentin Luis Alberto është pak prapa me përgatitjet. Pra, është një zgjedhje thjesht teknike. Nuk ka asnjë problem”.