Luka Modriç e nisi mjaft mirë sezonin duke i mahnitur të gjithë me formën e tij fizike, por nga infermieria ka ardhur një lajm negativ.
Mesfushori kroat është ndalur për shkak të një problemi të vogël muskulor dhe nuk mund të luajë në ndeshjen e sotme kundër Levantes.
Ai do të tentojë që të jetë gati për duelin e ardhshëm në kampionat dhe mbetet për t’u parë nëse do të shkojë në kombëtare.
Reali i Madridit do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Levantes në shtëpinë e këtyre të fundit, në orën 22:00. Ky është lajm i keq për Ancelottin.