Futbollisti nga Kosova, Jeton Dushi, është bërë me një skuadër të re, derisa aventura e tij do të jetë në Zvicër.
Mesfushori me anë të një postimi në llogarinë e tij, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën e YF Juventus, e cila bën gara në Ligën e Tretë te Zvicrës.
25 vjeçari ka arritur një akord një vjeçar me mundësi vazhdimi.
Dushi me parë ka luajtur për Vëllaznimin, Drenicën dhe së fundmi Dukagjinin.