Kontigjenti i skuadrës së Liqenit, ka kryer testet kundër COVID-19, para ndeshjes së dytë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ekspedita e skuadrës nga Drenasi, në testet kundër COVID-19 kanë rezultuar të gjithë negativ dhe janë të gatshëm për përballjen me skuadrën angleze Helvecia.
Liqeni në ndeshjen e parë e ka mposhtur skuadrën nga Turqia, Tasvsançali derisa e ka fituar rezultat prej 5:0.
Postimi i plotë:
E gjithë skuadra ka realizuar testet për Covid para ndeshjes së sotme, duke marrë rezultatet e duhura. Të gjithë negativë në testet në fjalë, për të qenë të gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Helvecia (Angli) që fillon nga ora 17:00.